Receta - Embelsira

Picture
Bajaderë

Përbërësit:


* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi

 

Picture
Embelsire me buk te thekur

  Perberesit:

* 10-12 feta buke e thekur
* 2 gota uji sheqer
* 750 gr. qumesht
* 3 luge gjelle miell
* 2 luge caji vanilie
* 1 gote uji qumesht (pervec 750gr.)
* 2 gota uji uje
* 1 pakete(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag)
* arre kokosi ose arra

Pergatitja:

Rreshtoni buken e thekur ne nje tepsi drejtkendeshe xhami. Ne nje tenxhere digjni pak sheqerin, pastaj shtoni qumesht. Kete perzierje hidheni siper bukes se thekur nderkohe qe eshte e nxehte.
Ne nje tenxhere hidhni 750 gr. qumesht, miellin dhe vanilien dhe perzieni derisa te formoni nje mase si muhalebi. Hidheni kete mase siper bukes se thekur. Ne nje ene, tas, pergatisni kremin panna dhe hidheni ne katin e siperm. (Nqs nuk keni mund te mos ia hidhni) Zbukurojeni me arre kokosi ose arra./site gatuajme/
 

 

Picture
Tortë me çokollatë
Përbërësit:

* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* 3 lugë kakao,
* 100 gr gjalpë,
* 1 pluhur paste,
* 400 gr çokollatë,
* 4 dcl ajkë të ëmbël,
* 3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende,
* fletë çokollate për zbukurim.

Përgatitja:

Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 180ºC për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.

Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull. Veçmas tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.

Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate.

në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.

    Komento: