Çdo minutë në YouTube vendosen 24 orë video

Picture
YouTube sapo ka njoftuar se ka arritur edhe tek një rekord i ri, çdo 60 sekonda në këtë shërbim të Google vendosen 24 orë video materiale. Respektivisht, çdo sekondë derisa ju shëtiteni nëpër YouTube dhe shihni video-incizime të ndryshme, 24 minuta të plotë video ngarkohen në këtë faqe, shkruan portali Mashable.com.

Në muajin mars të vitit 2009, YouTube kishte raportuar se çdo minutë përdoruesit e saj kishin vendosur nga 20 orë video. Kjo nënkupton se në periudhën kohore prej një viti, ngarkimi i video materialeve të reja në YouTube është rritur për më shumë se 17 për qind.

Sa për rikujtim, në muajin prill të vitit 2008, përdoruesit e këtij shërbimi kishin vendosur “vetëm” 12 orë video brenda minutës. Në më pak se dy vjet, YouTube ka dyfishuar këtë ngarkim të video materialeve. E çka është më e mira në këtë muhabet, nuk ka as shenja që ky trend do të bie.

Rritet numri i shikimeve në YouTube

Picture
Kompania e cila merret me përcjelljen e ngjarjeve në internet, comScore, në fillim të kësaj jave ka publikuar një raport në të cilin thuhet se numri i shikimeve të video përmbajtjeve nëpërmes shërbimit YouTube në territorin e SHBA-ve është rritur për 50% gjatë muajit janar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mbi 173.3 milionë përdorues amerikanë të internetit kanë shikuar video online gjatë muajit janar që ka rezultuar me gjithsej 32.4 miliardë video përmbajtje të shikuara.

Mesatarisht kohëzgjatja e secilit video material ka qenë diç më e gjatë se katër minuta. Kompania comScore pohon se secili vizitor mesatar i shërbimit YouTube sheh rreth 94 video për muaj.

USB Buffalo për gra

Picture
Për të gjitha gratë të cilat nuk pranojnë që USB-ja e tyre të mos duket si vetëm një copë e zakonshme e plastikës, kompania Buffalo ka një zgjidhje. Buffalo ka paralajmëruar paraqitjen e serisë së memorieve USB e cila do të jetë e dedikuar ekskluzivisht për gratë të cilat i kushtojnë kujdes pamjes së pajisjeve elektronike të cilat i bartin pas vetes. Memoriet vijnë në shtëpiza elegante të cilat shkëlqejnë me dimensione 21 x 9 x 55 milimetra, me peshë prej 10 gramësh.

Këto USB janë kompatibile me USB 2.0/1.1, e vijnë me kapacitet prej 4, respektivisht 8 gigabajt. Konektori USB nxirret “në tërheqje” prandaj nuk ka rrezik të humbjes së kapakut të kësaj memorie.

Në tregun japonez del në shitjes gjatë muajit të ardhshëm, mirëpo cmimet ende nuk janë bërë publike.

Google TV

Picture
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, Google, Intel e Sony janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e pajisjes e cila kyçet në televizor të bazuar në Android, të quajtur Google TV. Ani pse tanimë ekzistojnë pajisje të bazuara në Android të cilat lidhen me televizor, Google TV do të duhej të jetë projekt shumë më gjithëpërfshirës.

Pajisja do të duhej të mundësojë qasje në internet me anë të shfletuesit Google Chrome, e do të duhej të mundësojë edhe shfrytëzimin e thjeshtë të shërbimeve të internetit si Twitter dhe të ketë konfiguracion të hapur i cili do t’u mundësojë programuesve të pavarur të zhvillojnë aplikacione për këtë pajisje.

Supozohet se kompanive do të duhej t’u bashkohet edhe Logitech e cila do të duhej të zhvillonte pajisjet periferike, siç mund të jetë tastiera përkatëse.

Gjithashtu theksohet se kompanitë bashkëpunojnë edhe në zhvillimin e televizorëve të cilët kanë të përfshirë këtë teknologji, mirëpo tani për tani nuk ka asnjë koment zyrtar që lidhet me këto pohime të gazetës së njohur amerikane.

Facebook e tejkalon edhe Google, për vizita në internet

Picture
Rrjeti më i madh social në botë, faqja Facebook javën e kaluar ishte vendi më i vizituar online, në Amerikë.

Faqja kishte më shumë vizitorë edhe se gjiganti botëror në internet, makina e kërkimit Google.

Shërbimi për matjen e trafikut në Internet - Hitwise, vë në dukje se Facebook javën e dytë të muajit mars kishte 7:07 për qind e trafikut të internetit gjithsej, ndërsa Google ishte e dyta me 7,03 për qind.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social "mposhti" makinën e kërkimit në internet. Facebook gjithashtu kishte më shumë vizitorë se Google, dhe për prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Djaloshi therret me thikë për shkak të mosmarrëveshjes rreh Xbox 360

Picture
Një djalosh 13 vjeçar është therrur me thikë nga një grua e dehur për shkak se fëmiu nuk pranoi të ndalte lojnë në konzolën e tij XBOX 360.

Çdo ditë e më shumë, duket se numri i lëndimeve si pasojë e lojërave kompjuterike po rritet. Rasti i fundit është kur gruaja e dehur therrë me thikë një 13 vjecar në stomak, pasi ai refuzoi të ndalte lojën në XBOB 360.

Gruaja 55 vjecare, Isobel Mackenzie, ka një histori jo të mirë për përkujdesje të fëmijëve. Dhjetorin e kaluar, ajo nuk kishte arritur të përkujdeset për fëmiun e saj, të njëjtin që tani ka therrur, pasi gjithmonë dehej. Djaloshi kishte ndërruar pak ngjarjet në këtë të fundit, duke thënë në gjyq, "Ajo më goditi prapa kokës. Unë u ngrita në këmbë dhe e shtyva. Pastaj filluam të përleshemi. Ajo më shtyu në karrikë. Pashë se kishte një thikë. U ngrita për ta shtyrë atë prapa, dhe u therra me thikë." Kjo ndodhi, sic u përmend, pasi ai refuzoi të ndalte XBOX e tij, edhepse gruaja tregoi një gjë tjetër.

Ai beson se djaloshi kishte therrur veten për ta futur gruajën në telashe me ligjin, dhe se ajo nuk e kishte sulmuar fëmiun, gjë e cila duket mjaft e dyshimtë. Ajo i shpëtoi burgut, edhe pse rasti i saj është mjaft serioz, dhe tani ajo ka për detyrë t'i shërbejë 300 orë shërbimit të komunitetit

Të gjithë duan telefona me “touchscreen”

Picture
Treg botëror i telefonave mobil me ekranet e ndjeshëm në prekje (touch screen) këtë vit do të rritet për të arritur shifrën prej 362.7 copë që përfaqëson një rritje prej 96,8 për qind, krahasuar me 184.3 milion copë të shitura në vitin 2009, parashikoi agjencia amerikane "Gartner".

Sipas parashikimeve, nga agjencia, e cila merret me hulumtimin e tregut në fushën e Teknologjisë së Informacionit, deri në vitin 2013 këto lloje të telefonave mobil do të përbëjnë 58 për qind të telefonave mobil gjithsej të shitur në botë dhe më shumë se 80 për qind do të gjenden në vendet e zhvilluara në Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore.

Vëllimin më të madhe të shitjeve, telefonat me ekran touchscreen, do ta arrijnë këtë vit, në Azi dhe Paqësor – me më shumë se 129 milionë copë, që paraqet 35,6 për qind të tregut botëror për telefonat e këtij lloji.

Në Evropën Perëndimore, do të shiten rreth 26,8 dhe në Amerikën e Veriut, 24,4 për qind e të gjithë telefonave mobil me ekran touchscreen

    Komento: